Vesti i događaji - Arhiva

10-08-2017

Publikimi i Doracakut për Shkrimin dhe Arsyetimin ligjor

Me 10 gusht 2017, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të projektit të USAID-it  “Programi për fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë në Kosovë” realizoj ceremoninë e publikimit të Doracakut për Shkrimin dhe Arsyetimin Ligjor.

Të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtuan me një fjalë rasti znj. Luljetë Hetemi, Udhëheqëse e Programit për Hulumtime dhe Publikime në Akademinë e Drejtësisë, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Nehat Idrizi, Drejtori i zyrës së Programeve të USAID-it z. Paul Vaca dhe në emër të autorëve të këtij publikimi. z. Fejzullah Hasani.

znj. Luljetë Hetemi mes tjerash theksoj  “Akademia e Drejtësisë është e përkushtuar edhe më tej në zhvillimin e veprimtarisë botuese për përmbushjen e nevojave të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë ligjor, duke qenë se në mandatin e saj ligjor përveç trajnimeve ka edhe veprimtarinë kërkimore dhe botuese me qëllim të zhvillimit të gjyqësisë në Kosovë në pajtim me standardet evropiane”. Më tej në fjalën e saj ajo shprehi “falënderim për projektin e USAID-it i cili ka mundësuar realizimin e këtij publikimi, autorët që kanë kontribuar në hartimin e doracakut, Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial për bashkëpunimin institucional si dhe gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që japin ekspertizën e tyre në publikimet e Akademisë”.
 

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës falënderoi USAID-in që vazhdon të mbështesë Këshillin Gjyqësor të Kosovës përfshirë edhe Akademinë e Drejtësisë ndërkaq sa i përket doracakut përgëzoi autorët që kanë kontribuar në hartimin e tij dhe njëkohësisht theksoi rëndësinë hartimit dhe shkrimit ligjor në procesin e bërjes së drejtësisë.

Drejtori i zyrës së Programeve të USAID-it z. Paul Vaca, në fjalimin e tij mes tjerash tha “Ky publikim është si rezultat i bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë duke shprehur falënderim të veçantë njëkohësisht edhe për autorët e këtij doracaku”. Njëherit, i njejti theksoi se USAID në kuadër të projektit Programi për fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë në Kosovë do vazhdojë edhe më tutje të përkrahë ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të gjyqësorit të Kosovës.

Ndërsa, z. Fejzullah Hasani, në emër të autorëve të këtij doracaku në fjalën e tij përgëzoi Akademinë e Drejtësisë dhe USAID-in, për këtë publikim, duke rekomanduar gjyqtarët në shfrytëzimin e tij gjatë punës së përditshme jo si shabllon, por si udhërrëfyes gjatë hartimit të vendimeve gjyqësore. 

Në këtë ceremoni morën pjesë, kryetar të gjykatave, gjyqtarë mbikëqyrës, përfaqësues nga Këshilli gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, stafi i projektit të USAID-it si dhe nga Akademia e Drejtësisë.
 

Objavi :