Vesti i događaji - Arhiva

12-06-2018

Trajnimi i bazuar në raste praktike

Më 12 qershor 2018, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të projektit të Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme për Reformën e Arsimit Ligjor” i financuar nga BE, realizoj trajnimin për trajnues “Trajnimi i bazuar në raste praktike”.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të trajnuesve rreth metodologjise trajnuese, në mënyrë që kur do të angazhohen trajnues, ti zbatojnë teknikat dhe metodat më të avancuara të trajnimit me raste praktike.

Trajnimi u fokusuan kryesisht në atë se si të realizohet një trajnim me raste praktike. Paraprakisht në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan edhe përcaktimi i synimeve për mësim dhe përgatitja e rasteve praktike të cilat në praktik duhet ralizuar përmes puntorisë interaktive me përfituesit e trajnimit.

Vëmendje iu kushtua Doracakut për trajnimin e bazuar në raste, i cili do të ju shërbej trajnueseve si udhërrefues për përgatitjen dhe zbatimin në praktikë të rasteve, kur të shtjellohet tema përkatëse në kuadër të programeve trajnuese të Akademisë së Drejtësisë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli i Apelit dhe ai themelor, trajnues të Akademisë së Drejtësisë.

Objavi :