Më 14 -15 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ organizon trajnimin me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë dhe krimi i organizuar”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Masat hetuese moderne trans-kufitare; Dëgjimi i dëshmitarëve - modeli me tre hapa dhe strategjitë, duke përfshirë paraqitjen e kërkesave nga avokatët mbrojtës / dëgjimi me video konferencë / theksimi i rrezikimit të dëshmitarëve (dëshmitari anonym), Hetimet e fshehta në tokë të huaj - të mësuarit nga një rast konkret (kontrabandimi dhe shpërndarja e kundërligjshme e barnave me recetë); sigurimet; kombinimi me masa të tjera sekrete , Ekipet e Përbashkëta Hetimore - baza ligjore si pengesë; përvojat, sfidat, dhe praktikat më të mira; Standardi: marrëveshje konkrete anonime për EPH (kontrabanda e paligjshme e migrantëve), Marrja e dëshmive elektronike, duke përfshirë të dhënat e përmbajtjes Rast praktik (terrorizmi) / përvojat me kërkesat e shkakut, Panorama e mbikëqyrjes ndërkufitare / dërgesat e kontrolluara / kapja e komunikimeve telefonike, Luftimi i krimit të organizuar: strategjia, praktikat më të mira dhe rekomandimet në lidhje me shkallën rajonale
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë, Policia e Kosovës.
13-11-2018