Akademia e Drejtësisë, me qëllim të përmbushjes së programit trajnues, ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, të cilin janë duke e vijuar gjyqtarët e sapo emëruar.
Në kuadër të trajnimit teorik janë realizuar gjithsejtë 18 sesione trajnuese nga moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Nga moduli: “Kodi Penal” janë realizuar 16 sesione trajnuese, ku janë trajtuar këto tema si në vijim: Ndarja e veprave penale, deliktet ekonomike, kundërvajtjet dhe veprat penale, kuptimi i veprimit, dhuna dhe kanosja, kauzaliteti, vendi dhe koha e kryerjes së veprës penale, kundërligjshmëria, raporti mes kundërligjshmërisë dhe rrezikshmërisë, elementet e përgjegjësisë penale, faji, dashja, pakujdesia, lajthimi, tentativa, shtytja për kryerjen e veprës penale, dënimet alternative, dënimet plotësuese, karakteristikat e ekzekutimit të sanksioneve penale, veprat penale nga kapitulli XX (sulmi seksual, keqpërdorimi seksual), veprat penale nga kapitulli XVII, keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, përdorimi, prodhimi dhe përpunimi i lëndëve narkotike, falsifikimi i parasë, vjedhja, grabitja, shmangia nga tatimi, uzurpimi i palejueshëm i pronës, dhe ngasja në gjendje të paaftë.
Nga nën moduli: Veprat penale të korrupsionit dhe kundër detyrës zyrtare është realizuar një (1) sesion trajnues ku gjyqtarët e sapo emëruar kanë pasur mundësi të avancojnë njohuritë e tyre rreth veprave penale të korrupsionit sipas kodit të procedurës, keqpërdorimit të pozitës zyrtare, konfliktit të interesit, dhe përdorimi i paautorizuar i pasurisë.
Gjithashtu nga nën moduli: Krimet e rënda është realizuar një (1) sesion trajnues dhe janë trajtuar këto tema: Trafikimi me qenie njerëzore, heqja e organeve, pëlqimi tek personat madhor, pëlqimi tek personat e mitur, njësia për inteligjence financiare, krimet kibernetike, dhe terrorizmi.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 11 ditë trajnim praktik në gjykata konform orarit
01-03-2019