Vesti i događaji - Arhiva

06-03-2019

E drejta në pronë: E drejta e pronësisë dhe mënyrat e fitimit sipas legjislacionit në fuqi për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore

Më 6 mars  2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID, organizojnë trajnimin me  temë  “E drejta në pronë: E drejta e pronësisë dhe mënyrat e fitimit sipas legjislacionit në fuqi për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohen: Njohuritë themelore në legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë në fushën pronësoro-juridike; Fitimi dhe mënyrat e fitimit të pronësisë; Mbrojtja dhe pushimi i të drejtës së pronësisë; Servitutet, llojet e servituteve, mbrojtja dhe pushimi i servituteve; Ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore: Fitimi dhe mënyrat e fitimit të pronësisë; Mbrojtja dhe pushimi i të drejtës së pronësisë; Posedimi dhe llojet e posedimit; Servitutet, fitimi dhe llojet e servituteve, si dhe mbrojtja dhe pushimi i servituteve.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët nga Regjioni i Prishtinës, si dhe pjesëmarrësit të cilët kanë aplikuar në trajnimin me temë “ Mënyrat e fitimit të pronësisë” i cili ka qenë i planifikuar të realizohet me datë 10 prill.

Objavi :