Më 14 mars 2019, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve dhe pjesëtimi i saj”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Pasuria e përbashkët dhe e veçantë e bashkëshortëve; Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve; Pasuria e krijuar gjatë bashkësisë faktike (jashtëmartesore); Vërtetimi i kontributit të bashkëshortëve në krijimin e pasurisë së përbashkët; Administrimi i pasurisë së përbashkët.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe bashkëpunëtorët profesional.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
14-03-2019