News and Activities - Archive

20-03-2019

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 20 mars 2019, z. Valon Kurtaj – Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë dhe z. Bahri Hyseni – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet të dy institucioneve.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është  mbështetja e avancimit profesional dhe lehtësimi i zhvillimit të programeve të trajnimit për sistemin prokurorial.

Të dy palët u pajtuan që të bëjnë shkëmbimin  e informatave për vlerësimin e nevojave trajnuese për prokurorët dhe stafin administrativ, të ketë bashkëpunim gjatë hartimit të programeve trajnuese, të bëhët shkëmbimi i informatave lidhur me pjesëmarrjen në trajnime të prokurorëve dhe stafit administrativ.

Gjithashtu me anë të këtij memorandumi AD dhe KPK u pajtuan që përmes databazave elektronike të shkëmbejnë të dhënat  bazike të prokurorëve dhe stafit administrativ lidhur me pjesëmarrjen në trajnime dhe programe të tjera të Akademisë së Drejtësisë.

Share :