Më 19 – 20 korrik 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit të BE-së "Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë, organizon trajnimin dy ditorë me temë” “Krimi i organizuar, trafikimi i drogës dhe rastet trans nacionale, ngritja e aktakuzave”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet Rasti ku përfshin një skemë të importit të drogës dhe evazionit fiskal. Në këtë vepër penale janë të përfshirë qytetarë kosovar dhe të huaj). Gjatë këtij trajnimi do të trajtohet edhe Analiza e akuzave, analiza e masave hetimore si dhe hartimi i aktakuzës.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët e Prokurorisë Speciale, Prokurorët e Nivelit Themelor, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Zyrtarë Policorë.
19-07-2017