Vesti i događaji - Arhiva

10-10-2018

E drejta ndërkombëtare për refugjatët

Më 11-12 tetor 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNHCR-CRPK organizon trajnimin me temë “E drejta ndërkombëtare për refugjatët”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Parimet dhe politikat në lidhje me mbrojtjen e personave në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, zbatimi i legjislacionit vendor në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve gjegjësisht me parimet e Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Refugjatëve e vitit 1951 dhe Protokollit të saj të vitit 1967, promovimi i parimeve dhe politikave në lidhje me mbrojtjen e personave të pa shtetësi për mbrojtje ndërkombëtare gjegjësisht me parimet e Konventës së vitit 1954 në lidhje me Statusin e Personave pa Shtetësi dhe Konventës së vitit 1961 mbi zvogëlimin e Pa shtetësisë,  zhvillimi dhe zbatimi i legjislacionit vendor në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të personave pa shtetësi.

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Departamentit për Çështje Administrative te Gjykatës Themelore te Prishtinës dhe gjyqtarët të Gjykatës se Apelit dhe zyrtarë e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim – MPB.

Objavi :