Vesti i događaji - Arhiva

12-11-2018

Fuqizimi i përkujdesjes alternative i sistemit të strehimit familjar për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve pa kujdes prindëror

Më   12 nëntor  2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF dhe OFAP organizojnë  trajnimin me temë “Fuqizimi i përkujdesjes alternative i sistemit të strehimit familjar për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve pa kujdes prindëror”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Bashkëpunimi i shërbimeve sociale me gjykata për fëmijët; Konventa dhe Legjislacioni kombëtar në fushë të braktisjes dhe format e Mbrojtjes; Heqja e  të drejtës prindore, bashkëpunimi i gjykatës me institucionet tjera në këtë procedure; Adoptimi si formë e mbrojtjes së fëmijëve  pa kujdes prindor; Diskutim në lidhje me kompletimin e dosjes dhe raportet e detajuara për procesin gjyqësor.

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët nga Niveli Themelor – divizioni civil.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Objavi :