Vesti i događaji - Arhiva

12-11-2018

Takimi i Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë

Më 12 nëntor 2018, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Programor të AD-së.

Temë kryesore e diskutimit në këtë takim  ishte diskutimi dhe shqyrtimi i draft Programit të Trajnimit për vitin 2019.

Anëtarët e Këshillit Programor diskutuan për strukturën dhe përmbajtjen e Programit të Trajnimit për vitin 2019, temat e përfshira në program, kohëzgjatjen e sesioneve të trajnimit si dhe për çështje tjera të rëndësishme për zbatimin e këtij programi trajnues.

Pas shqyrtimit në detaje të temave të këtij programi, Këshilli Programor rekomandoi që Programi Trajnues 2019 të dërgohet në Këshill Drejtues për miratim me sugjerimet e tij për përfshirjen e disa temave shtesë, kohëzgjatjen e disa sesioneve të trajnimit dhe heqjen e disa temave.

Objavi :