Më 16 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Etika profesionale”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: raste hipotetike, duke identifikuar sjelljet e pahijshme dhe njëkohësisht duke zbërthyer dispozitat e Kodit të Etikës për Gjyqtar veçanërisht të komunikimit midis një pale dhe gjyqtarit.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit të Kosovës.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
16-11-2018