Vesti i događaji - Arhiva

20-11-2018

Problemet dhe zgjidhja e konflikteve

Më 23 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë realizon sesionin e radhës për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive nga Moduli: 7 “Shkathtësitë e buta”, përkatësisht nën moduli 3 me temë: “Zgjidhja e problemeve dhe konflikteve”.

Gjatë këtij trajnimi do të trajtohen mënyrat apo mekanizmat e shmangies nga situatat konfliktuoze, mënyrat e menaxhimit të situatave të tilla dhe çështje tjera të cilat do të ndikojnë në krijimin e një mjedisi relaksues të punës së këtyre zyrtarëve.

Përfitues të këtij trajnimi janë stafi administrativ i gjykatave dhe prokurorive.

Objavi :