News and Activities - Archive

20-11-2018

Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Më datë 19.11.2018, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapoemëruar (gjenerata VII), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli:  “Kodi i procedures Penale”, nën moduli: “Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë”.

Temat që po diskutohen janë: a) Si negociohet marrëveshja për pranimin e fajësisë; b) pozita e palës së dëmtuar; c) rekomandimi i dënimit etj.

Gjithashtu gjatë trajnimit janë duke u realizuar ushtrime me raste praktike nga trajnuesi.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata VII) 2018-2019.

 

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Share :