Më 27 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar tryezën me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në çështjet administrative”.
Në kuadër të kësaj tryeze prezantohen: Shqyrtimi i padisë; Faktet e reja dhe dëshmitë e reja në konfliktin administrativ; Seanca publike në konfliktin administrativ; Detyrueshmëria e aktgjykimit; Procedurat sipas mjeteve juridike me praktikën aktuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
27-11-2018