Më 20 mars 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID është duke realizuar trajnimin me temë “Bashkëpronësia dhe prona e përbashkët”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Bashkëpronësia sipas LPDTS: Kuptimi dhe objekti i bashkëpronësisë, Të drejtat e bashkëpronarit, Administrimi i bashkëpronësisë, Shuarja e bashkëpronësisë, Pronësia e përbashkët sipas LPDTS si dhe pasuria e përbashkët sipas LFK si dhe diskutime në lidhje me problematikat më të shpeshta që hasen në praktikën gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Regjioni i Gjilanit dhe Ferizajit.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
21-03-2019