Më 17 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Procedura në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës dhe mbrojtja gjyqësore në kontestet e punës në shërbimin civil të Republikës së Kosovës”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Dispozitat ligjore për shërbyesit civil; Procedura ligjore në KPMK dhe mjetet kundër vendimeve të tij; Përmbarimi i vendimeve të KPMK-së; Raste nga praktika gjyqësore lidhur me procedurën në çështjet që lidhen me shërbyesit civil.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit dhe zyrtarët e KPMK-së.
17-04-2019