News and Activities - Archive

19-04-2019

Mbrojtja e të drejtave të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore - familjare

Më 23-24 prill 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF, organizon trajnimin me temë “Mbrojtja e të drejtave të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Parimet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sipas legjislacionit vendor dhe ndërkombëtarë; Kriteret që merr për bazë gjykata në rastet e besimit të fëmijëve;  Parimet për përcaktimin e alimentacionit;  Roli aktiv që duhet të ketë gjykata në këto çështje/konteste;  Rrëmbimi ndërkombëtar i fëmijëve në çështjet civile-procedura.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e gjykatave themelore, bashkëpunëtorët profesional, zyrtarët e Organit të Kujdestarisë.

Share :