Më 13-14 Maj 2019, Në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në Luxembourg, ka zhvilluar punimet Konferenca Përmbyllëse e Projektit “Sundimi i ligjit në Evropë kërkesat dhe sfidat për gjyqësorin evropian” organizuar nga EJTN (Rrjeti Evropian për Trajnimin Gjyqësor).
Qëllimi i kësaj konference ka qenë përmbledhja e projektit për Sundimin e Ligjit të zbatuar nga EJTN në vitet 2018 dhe 2019, duke u fokusuar në: diskutimin lidhur me zhvillimet e jurisprudencës përkatëse të GJEDNJ-së dhe politikën e KE-së në sundimin e ligjit; shkëmbimin e mendimeve në lidhje me sfidat me të cilat përballen gjyqtarët dhe prokurorët gjatë mbështetjes së sundimit të ligjit, diskutuar në gjashtë seminaret e projektit; diskutimi i përparësive, zhvillimeve dhe veprimeve të ardhshme që kërkohen nga akterët kryesor si këshillat gjyqësorë, ofruesit e trajnimit gjyqësor, shoqatat dhe rrjetet gjyqësore evropiane, duke përfshirë edhe përshtatshmërinë e Manualit të Praktikuesit të Sundimit të Ligjit të EJTN dhe Udhëzuesit për Trajnimin e Sundimit të Ligjit të EJTN, si punë e ndërmarrë nga Rrjeti Global i Integritetit Gjyqësor i UNODC.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të sundimit të ligjit të shteteve të Bashkimit Evropian e më gjerë, duke përfshirë përfaqësues të këshillave gjyqësor, gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues të institucioneve të trajnimit gjyqësor, profesionist të sistemit të drejtësisë, përfaqësues të shoqatave dhe rrjetet gjyqësore evropiane. Ndërsa pjesëmarrës nga Kosova në këtë konferencë ishin z. Valon Kurtaj-Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë dhe z. Skender Çoçaj- Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
17-05-2019