News and Activities - Archive

22-07-2019

Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale

Më 19 - 21 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Departamentin Ligjor i SHBA-së/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Kodi  Penal dhe Kodi i Procedurës Penale”.

Qëllimi i realizimit të këtij trajnimi ishte diskutimi i sfidave që kanë dal si rezultat i trajnimeve të realizuara deri me tani si dhe mënyra e realizimit të trajnimeve në të ardhmen.

Gjatë tri dite trajnimi është diskutuar rreth përmbledhjes së të gjitha trajnimeve lidhur me ndryshimet substanciale të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, marrja e hapave të mëtutjeshëm lidhur me trajnimet vijuese plotësimi dhe ndryshimi eventual i agjendës së trajnimeve të deritanishme si dhe diskutimi i propozimeve konkrete dhe arsyetimeve. Gjithashtu gjatë trajnimit janë diskutuar nene te veçanta të KPPK-së.

Trajnimi nxori  në pah se ende ka nevoje për organizimin e trajnimeve për Kodin  Penal dhe Kodin e Procedurës Penale për shkak të numrit të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe pamundësisë së përfshirjes të gjithëve në raundin e pare të trajnimeve.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet trajnues ishin: gjyqtarë, prokurorë, profesor nga Fakulteti Juridik si dhe avokat.

Share :