News and Activities - Archive

06-12-2019

Regjimi pasuror i bashkëshortëve: Pronësia e përbashkët dhe kontrata martesore

Më 06 Dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të zhvillimit të trajnimeve për trajnues, në bashkëpunim me Unionin Evropian është duke organizuar trajnimin lidhur me risitë e kodit civil, me temë: “Regjimi pasuror i bashkëshortëve: Pronësia e përbashkët dhe kontrata martesore”.

Temat të cilat janë duke u trajtuar janë: Risitë e kodit civil, në veçanti në pjesën e të drejtës së pronësisë së përbashkët të bashkëshortëve, regjistrimi i pasurisë dhe objekti i saj,  interpretim i dispozitave të ligjit për familjen dhe martesës, shqyrtimi i nocionit të pasurisë dhe pronës, pjesëtimi i pasurisë, të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve, përparësitë dhe të metat e risive të kodit civil etj.

Gjatë trajnimit janë duke u shqyrtuar edhe raste praktike, dhe vendime të gjykatave ndërkombëtare duke bërë krahasime të vendimeve.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit (divizioni civil) në Republikën e Kosovës.

 

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Share :