Më 28 Shkurt 2020, në Akademinë e Drejtësisë është duke u hartuar Testi Përfundimtar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII).
Testi është duke u përpiluar nga trajnuesit e angazhuar nga Akademia e Drejtësisë, sipas fushave përkatëse, në harmoni me rregulloren e Programit të Trajnimeve Fillestare duke përfshirë: Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, Të drejtën Civile, Administrative dhe Ekonomike, Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare, Legjislacionin dhe shkathtësitë plotësuese, Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
28-02-2020