News and Activities - Archive

28-02-2020

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjenerata (VIII)

Komponenta e trajnimit teorik, për këtë periudhë, është përmbushur duke realizuar aktivitetet si në vijim: gjithsej 13 sesione trajnuese janë realizuar nga modulet: Rendi juridik kombëtarë dhe ndërkombëtarë, Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare dhe  Kodi i Procedurës Penale.

Në kuadër të nën modulit “KEDNJ” janë  realizuar pesë (5) sesione trajnuese, ku prokurorët e sapo emëruar patën rastin të përfitojnë njohuri të reja rreth: Këshillit të Evropës, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me theks të veçantë për nenin 2, nenin 4 i Protokollit 7 dhe Neni 5 par.1 të kësaj konventeje.

Nga nën moduli “E drejta e BE-së” janë  realizuar katër (4) sesione trajnuese, me anë të cilëve prokurorët zgjeruan njohurit e tyre lidhur me Strukturën e Traktateve,  natyrën e  kompetencave dhe parimet themelore të së Drejtës së Bashkimit Evropian, institucionet e Bashkimit Evropian dhe procesi i vendimmarrjes, katër liritë themelore në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian si dhe shqyrtimi Gjyqësor në Bashkimin Evropian.

Gjatë realizimit të trajnimit teorik prokurorët kanë realizuar dy (2) sesione nga nën moduli “Rregullat e komunikimit” ku pjesëmarrësit përfituan nga: Rregullat e komunikimit dhe rregullat e komunikimit të jashtëm dhe përvojat më të mira në mjedisin e punës.

Po ashtu nga nën moduli “Kontrolli dhe konfiskimi” janë realizuar dy  (2) sesione trajnuese ndër të cilat janë trajtuar: Aktgjykimi i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, ngrirja sipas nenit 264 të KPP-së, ndalimi i pasurisë sipas nenit 266 të KPP-së, konfiskimi i përkohshëm sipas nenit 267 të KPP-së dhe përcaktimi i dobisë pasurore të fituar me vepër penale.

Për këtë periudhë prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar dymbëdhjetë (12) ditë trajnimi praktik në prokuroritë përkatëse ashtu siç është paraparë me programin trajnues.

Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 12 prokurorë të sapo emëruar.

Share :