News and Activities - Archive

25-04-2018

Etika Gjyqësore

Më 25 prill 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, në bashkëpunim me Programin e USAID-it për fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë - JSSP, ka realizuar trajnimin për gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit me temë “Etika Gjyqësore”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi Kodin e Etikës Profesionale për Gjyqtarë përmes diskutimeve dhe prezantimit të rasteve praktike.

Në fokus te trajnimi ishte puna me raste hipotetike, duke identifikuar sjelljet e pahijshme dhe njëkohësisht duke zbërthyer dispozitat e Kodit të Etikës për Gjyqtar veçanërisht të komunikimit midis një pale dhe gjyqtarit, përdorimi i mediave sociale, marrja e dhuratave,  të cilat mund të krijojnë perceptimin e publikut se ekziston korrupsioni në sistemin gjyqësor.

Gjatë trajnimit si nga trajnuesit ashtu edhe nga pjesëmarrësit u theksua se gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të matur, në mënyrë që të veprojnë me integritet si në jetën e tyre private, ashtu edhe në jetën profesionale. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin 43 gjyqtarë, nga Gjykata Supreme e Kosovës dhe Gjykata e Apelit.

Share :