Vesti i događaji - Arhiva

03-05-2018

Trajnim i Trajnuesve të Programit për Trajnim Fillestar “Trajnimi fillestar i bazuar në raste”

Më 2-3 Maj 2018, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me projektin e Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme reformës për arsimim ligjor” të BE-së, ka realizuar trajnimin për gjyqtarët dhe prokurorët e fushës civile dhe penale, njëherit trajnues të Programit të Trajnimit Fillestar në Akademinë e Drejtësisë me temë “Trajnimi i bazuar në raste”.

Në kuadër të këtij trajnimi së pari, u prezantua struktura e Programit të Trajnimit Fillestar me fokus në ndryshimin e metodës së mbajtjes së këtij trajnimi përmes rasteve praktike. Trajnuesit shpjeguan përmes shembujve mënyrën e realizimit të një pjese të caktuar të fushave të së drejtës ose të procedurave përmes rasteve praktike. 

Gjithashtu, në kuadër të këtij trajnimi u shtjelluan mundësitë e përgatitjes dhe niveli i angazhimit të trajnuesve, si dhe u prezantuan praktikat më të mira të trajnimit përmes rasteve praktike si mënyrë më efikase e bartjes së njohurive praktike tek gjyqtarët dhe prokurorët e sapoemëruar.

Po ashtu, pjesëmarrësve ju caktuan detyra në grupe punuese, të ndarë sipas fushave të së drejtës (civile dhe penale) me fokus në zhvillimin e rasteve praktike përmes së cilave ata do t’i trajnojnë përfituesit e trajnimit fillestar, pjesë të caktuara të procedurave ligjore.

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u shprehën të kënaqur dhe të interesuar që të vënë në përdorim metodën e trajnimit përmes rasteve praktike në të ardhmen në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar në Akademinë e Drejtësisë.

Objavi :