Më 17 maj 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ organizon trajnimin me temë “Sekuestrimi dhe konfiskimi”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohen: Korniza ligjore për gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të fituara me vepër penale; Metodat për identifikimin e aseteve dhe procesi i sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve të fituara me vepër penale; Ngrirja e aseteve – urdhrat për konfiskimin e aseteve të fituara me vepër penale; Administrimi i pasurisë së sekuestruar.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët tjerë të përfshirën gjurmimin, ngrirjen dhe konfiskimin e aseteve.
17-05-2018