Vesti i događaji - Arhiva

12-06-2018

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, 12 qershor 2018 – Është mbajtur takimi i njëmbëdhjetë me radhë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Kryeprokurori i Shtetit z. Aleksandër Lumezi.

Në këtë takim, Këshilli Drejtues fillimisht miratoi procesverbalin nga takimi i kaluar.

Në vazhdim, Këshilli Drejtues, diskutoi, shqyrtoi dhe miratoi projekt buxhetin e Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019 si dhe planifikimet për vitin 2020 dhe 2021. Ky projekt buxhet u vlerësua si i domosdoshëm për zbatimin e mandatit ligjor dhe funksionimin e Akademisë së Drejtësisë.

Gjatë shqyrtimit të projekt buxhetit, diskutimet u përqendruan në nevojën që të mbështetet kërkesa e Akademisë për ndërtimin e ndërtesës, duke u bazuar në planin ideor për objektin të cilin e ka punuar Ministria e Administratës Publike.

Objavi :