Më 05 dhjetor 2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë juridike në konfliktin administrativ konform nenit 6 të KEDNJ”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Roli i padisë, objekti, mënyra e paraqitjes si dhe forma e saj; Zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore me rastin e heqjes dorë nga padia; Nxjerrja e aktit administrativ pas inicimit të konfliktit administrativ.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtarët e Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
05-12-2018