Më 14 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID organizojnë trajnimin me temë “Ndjeshmëria gjinore në të drejtat pronësore”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Situata aktuale rreth çështjeve gjinore në të drejtat pronësore, procesi i socializmit, rolet dhe stereotipet gjinore, praktikat dhe gjuha e ndjeshme gjinore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore nga regjioni i Pejës dhe Gjakovës.
13-02-2019