Prizren, 8 mars 2019, z. Valon Kurtaj - Drejtori Ekzekutiv dhe z. Faton Fetoshi U.D. Drejtori për Administratë dhe Financa në Akademinë e Drejtësisë zhvilluan një takim miqësor me përfaqësues të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për mbajtjen e praktikës së studentëve të Fakultetit Juridik të këtij Universiteti në Akademinë e Drejtësisë.
Përfaqësuesit nga Rektorati dhe Dekani i Fakultetit Juridik z. Halim Bajraktari në Universitetin e Prizrenit, shprehën kënaqësinë e tyre për themelimin e këtij bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë, duke e konsideruar si hap shumë të rëndësishëm për studentët, sepse ndërlidhja e njohurive teorike me ato praktike është e domosdoshme për ta.
Përgjatë takimit të dy palët u pajtuan të organizojnë aktivitete të përbashkëta profesionale me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së programit të trajnimit praktik për studentët. Dhe gjithashtu u pajtuan që është e domosdoshme që të kenë projekte të përbashkëta kërkimore, shkencore dhe hulumtuese.
12-03-2019