Vesti i događaji - Arhiva

23-04-2019

Moduli 2 – Menaxhimi punës në administratën e sistemit gjyqësor

Më 24-25 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë  “Moduli 2 – Menaxhimi i punës në administratën e sistemit gjyqësor”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Koncepti dhe parimet e menaxhimit dhe udhëheqjes; Praktikat dhe standardet bashkëkohore të menaxhimit dhe udhëheqjes; Efektet e menaxhimit dhe udhëheqjes së mirë; Delegimi, mbikëqyrja dhe llogaridhënia.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Udhëheqësit e njësive organizative të sekretariateve të këshillave (KGJK dhe KPK), stafi i Njësitit për Shqyrtimin e Performances së Prokurorisë, Administratorët, Ndihmës administratorët e gjykatave,  administratoret e prokurorive, udhëheqësit e shkrimoreve.

Objavi :