Më datë 02 dhe 03 Maj 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “E drejta Familjare”.
Gjatë trajnimit do të trajtohen këto tema: Birësimi, marrëdhëniet pasurore mes bashkëshortëve, pjestimi pasurisë së përbashkët, dhuna në familje dhe përkufizimi i saj, masat mbrojtëse kundër dhunës në familje, mbrojtja gjyqësore kundër dhunës në familje etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
03-05-2019