Më datë 24 dhe 25 Qershor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës, nën moduli: “Kodi Penal – pjesa e veçantë”.
Temat që do të trajtohen janë: Veprat penale kundër jetës dhe trupit dhe lirive e të drejtave të njeriut, Lëndimi i lehtë trupor neni 188 të KPRK, Lëndimi i rëndë trupor neni 189 të KPRK, Vepra penale pjesëmarrje në rrahje neni 190 të KPRK, Vepra penale mosdhënia e ndihmës neni 191 të KPRK, Rrëmbimi personit neni 194 të KPRK, Vepra penale e shtrëngimit 195 të KPRK, Privimi i kundërligjshëm nga liria neni 196 të KPRK etj.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
25-06-2019