Vesti i događaji - Arhiva

28-05-2019

Seminar në Trier-Gjermani

Nga data 27- 28 maj 2019, në Trier të Gjermanisë është mbajtur seminari për zbatimin e direktivave të Bashkimit Evropian në vendimet e Gjykatave vendore të shteteve anëtare të BE-së.

Qëllimi i këtij seminari ishte zbatimi i drejtë i direktivave të BE-së nga shtete anëtare të BE-së

Për dy ditë me radhë janë prezantuar direktivat e BE-së dhe janë elaboruar edhe përmes rasteve të studimit duke integruar edhe pjesëmarrësit në punë grupore për të ofruar zgjidhjet e tyre në zbatimin e direktivave.

Gjatë këtij seminari pjesëmarrësit patën rastin që për dy ditë me radhë të njihen edhe me praktikat e Gjykatave të shteteve anëtarë te BE-se, si dhe Vendimet e Gjykatave Evropiane.

Në këtë seminar nga Kosova ka marrë pjesë Ramush Bardiqi , gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Objavi :