Më 24 shtator 2019, znj. Luljetë Hetemi, U.D. e Drejtorit të Akademisë së Drejtësisë, ka pritur në takim znj. Desislava Gotskova Menaxheren e projektit: Iniciativa Regjionale Anti-Korrupsion dhe znj. Ganimete Ismaili, në cilësinë e Koordinatorit nacional në këtë projekt.
Ky takim u realizua në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe Sekretariatit të projektit - Iniciativa Regjionale Anti-Korrupsion, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në procesin e kthimit të aseteve në përputhje me praktikat më të mira.
Me rastin e këtij takimi znj. Gotovska ofroj për Akademinë e Drejtësisë ekzemplarë nga “Doracaku për kthimin efektiv të aseteve në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare” si dhe “Mjetet dhe praktikat më të mira në bashkëpunimin ndërkombëtar për rikuperimin e aseteve”.
Të dy palët siguruan që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje në interes të fuqizimit të kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në këtë fushë.
24-09-2019