News and Activities - Archive

16-10-2019

Njoftim për zgjatje të afatit të konkursit për pozitën Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë

Afati për aplikim për konkursin e shpallur në Akademinë e Drejtësisë me datën 01 tetor 2019, për pozitën Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, me numër të referencës 01/01/ZD-AD, shtyhet edhe për shtatë (7) ditë kalendarike, për shkak se nuk është arritur numri i së paku pesë ( 5 ) aplikacioneve të pranuara si dhe nuk janë pranuar aplikacione për   balancimin  gjinor  dhe etnik. Data e fundit për aplikim është 23 Tetor 2019. Andaj për informata shtesë mund t’i referoheni konkursit të shpallur për këtë pozitë në gazetat ditore, faqen e internetit të Akademisë së Drejtësisë si dhe në numrin dhe emailin kontaktues si më poshtë:

Numrat kontaktues: Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në këtë numër telefoni:  038 200 18 661; 038 200 18 671, prej orës 08:00-16:00, ose në emailin: burimenjerezore.ad@rks-gov.net

Share :