Më 01 nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), në mbështetje të GIZ – Projekti për Reformat Ligjore dhe Administrative është duke realizuar trajnimin e obligueshëm “Etika profesionale”.
Në kuadër të këtij trajnimi është duke u trajtuar etika profesionale për gjyqtarë në përgjithësi, me fokus te shqyrtimi i ankesës nga autoritet kompetente, propozimi i kryetarit për fillimin e procedurës disiplinore, formimi i panelit hetimore, si dhe vendimet e KGJK- së, pas marrjes se raporteve nga paneli hetimor.
Përfitues të këtij trajnimi janë Anëtaret e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Kryetari i Gjykatës së Apelit si dhe Kryetarët e Gjykatave Themelore të Kosovës.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
01-11-2019