Vesti i događaji - Arhiva

05-12-2019

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështje civile dhe penale

Më  05 dhe 06  Dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Rendi juridik ndërkombëtarë”, përkatësisht nën moduli: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë”.

Temat  të cilat po trajtohen janë: Ekstradimi, urdhër arresti evropian, largimi apo mbajtja pa të drejtë e fëmijës, kushtet për t’u konsideruar rrëmbim ndërkombëtar i fëmijës, dhe fillimi i procedurës gjyqësore para gjykatës kompetente dhe ekzekutimi i vendimit për kthimin e fëmijës.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Objavi :