Gjatë muajit janar është vazhduar realizimi i aktiviteteve të planifikuara sipas plan programit të përcaktuar. Janë realizuar gjithsejtë 16 sesione trajnuese nga modulet: Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Kodi i Procedurës Penale, dhe Rendi juridik ndërkombëtarë.
Nga nën moduli: “Vendi i ngjarjes dhe forenzika” janë realizuar tre (3) sesione trajnuese, ku janë diskutuar çështjet e bazës ligjore, mënyrës së veprimit në çastet e para, krijimi i versioneve të ndryshme të ngjarjes dhe pyetjet e arta të kriminalistikës që paraqiten në vendin e ngjarjes si dhe klasifikimi dhe komunikimi i vendit të ngjarjes, faza informative, statistike, kontrolluese dhe përgatitore.
Në kuadër të nën modulit: “Parashkrimi” janë realizuar tre (3) sesione trajnuese ku prokurorët e sapo emëruar kanë pasur mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre rreth natyrës juridike të parashkrimit dhe kohëzgjatjen e ndjekjes penale sipas Kodi Penal të Republikës së Kosovës dhe fillimi dhe ndërprerja e parashkrimit të ndjekjes penale.
Një sesion trajnues është realizuar nga nën moduli: “Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë” ku u trajtua për marrëveshjen e pranimit të fajësisë në gjykatë, prezentimin dhe shqyrtimin dhe sistemet juridike të cilat e aplikojnë këtë institut.
Po ashtu, gjatë këtyre sesioneve trajnuese nga nën moduli: “Procedurat e veçanta sipas KPPK” janë shtjelluar edhe procedurat ndaj personave të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe procedurat penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, përgjegjshmeria esenciale e zvogluar- ndikimi i saj në përgjegjësinë penale dhe sanksioni sipas KPRK-së si dhe caktimi i paraburgimit ndaj të miturit me çrregullime mendore.
Në kuadër të nën modulit: “Ushtrimi i mjeteve juridike” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese dhe janë trajtuar këto çështje: Përpilimi i ankesës nga prokurori i shtetit për shkak të shkeljes së ligjit penal, ankesa kundër aktgjykimit lidhur më vendimin mbi sanksionet penale dhe vendimeve tjera dhe vendimet e Gjykatës së Apelit lidhur më ankesën kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në bazë të seancës së kolegjit ose në bazë të shqyrtimit.
Gjithashtu nga nën moduli: “Shpenzimet e procedurës” është realizuar një (1) sesion trajnues ku prokurorët e sapo emëruar patën rastin të përfitojnë njohuri lidhur me shpenzimet e procedurës penale dhe kërkesat pasurore juridike, vendimin dhe shqyrtimin për shpenzimet e procedurës penale dhe anulimi i veprimit të caktimit juridik.
Nga nën modulet “Marrja dhe komunikimi i vendimeve” dhe “Vija ndarëse mes veprave penale dhe kundërvajtjeve” janë realizuar dy sesione trajnuese ku janë trajtuar: komunikimi i vendimeve dhe dërgimi i shkresave, llojet e vendimeve, procedura për marrjen e vendimeve në seancë për këshillim dhe votim nga trupi gjykues si dhe procedurës dhe aktvendimit mbi kundërvajtjet, fillimi dhe zhvillimi i procedurës dhe dorëzimi i aktvendimit mbi kundërvajtjet.
Në kauder të trajnimit teroik gjithashtu janë realizuar edhe dy (2) sesione trajnues nga nën modulet: “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështje penale” si dhe “E drejta Kushtetuese” ku prokurorët patën mundësinë të përfitojnë njohurit të reja për bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë në Kosovë, vendimi për lejueshmërinë apo mos lejueshmërinë e ekstradimit dhe mbledhja dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet inteligjencës dhe agjencitë për zbatim të ligjit si dhe burimet e së drejtës kushtetuese në Republikën e Kosovës, gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe referimi incidental.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të realizimit të trajnim praktik në prokurori, konform orarit të përcaktuar prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar gjithsej 12 ditë nga trajnimi praktik.
31-01-2020