Mё 26 Shkurt 2020, Akademia e Drejtёsisё nё kuadёr tё Programit pёr Trajnime tё Vazhdueshme në bashkëpunim me Programin e USAID’it – Drejtësia Komerciale implementuar nga CHECCHI and COMPANY janë duke realizuar trajnimin me temë “Ndërmjetësimi – Civile, Penale dhe Ekonomike në regjionin e Gjilanit.
Temat të cilat janë duke u trajtuar në këtë aktivitet janë: Parimet e ndërmjetësimit; Inicimi i procedurës së ndërmjetësimit; Ndërmjetësimi i detyrueshëm, procedura dhe obligimet e gjyqtarëve; Zhvillimi i procedurës së ndërmjetësimit, Marrëveshja e ndërmjetësimit dhe efektet e saj në procedurën civile e ekonomike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata Themelore dhe Prokurorë nga regjioni i Gjilanit.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
26-02-2020