News and Activities - Archive

11-04-2018

Njoftim për zgjatje të afatit të shpalljes publike për zgjedhjen e trajnuesve të përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë

Afati për aplikim për zgjedhjen e trajnuesve të Akademinë e Drejtësisë i shpallur me datë 28 mars 2018, shtyhet edhe për tetë (8) ditë kalendarike. Afati i fundit për aplikim është data 19 prill 2018 ora 16:00 (me email deri në orën 24:00).

Dokumentet e kompletuara mund ti dorëzoni në Akademinë e Dretjësisë rr. Muharrem Fejza p.n. Prishtinë, apo t’i dërgoni me postë (në kopje fizike) apo në mënyrë elektronike në adresën fitore.zariqi@rks-gov.net. Për çdo informatë mund të kontaktoni me znj. Fitore Zariqi në numrin e telefonit 03820018660. Dokumentacioni i pa kompletuar nuk do të pranohet. Dokumentet e dorëzuara me aplikim nuk kthehen. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i gjeni në web faqen e Akademisë në linkun https://ad.rks-gov.net 

shkarko njoftimin

Share :