News and Activities - Archive

26-04-2018

Etika Gjyqësore

Më 26 prill 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, në bashkëpunim me Programin e USAID-it për fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë - JSSP, ka realizuar trajnimin për gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë me temë “Etika Gjyqësore”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që përmes diskutimeve dhe prezantimit të rasteve praktike të avancojë njohuritë e pjesëmarrësve mbi Kodin e Etikës Profesionale për Gjyqtarë.

Në fokus të trajnimi ishte puna me raste hipotetike duke identifikuar sjelljet e pahijshme dhe njëkohësisht duke zbërthyer dispozitat e Kodit të Etikës për Gjyqtar veçanërisht tek komunikimet midis njërës palë dhe gjyqtarit, përdorimi i mediave sociale, marrja e dhuratave,  të cilat mund të krijojnë perceptimin e publikut se ekziston korrupsioni në sistemin gjyqësor.

Gjatë trajnimit u theksua se, gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të matur në mënyrë që të veprojnë me integritet si në jetën e tyre private ashtu  edhe në jetën profesionale. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin 38 gjyqtarë, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, si dhe nga Dega në Podujevë, Gllogoc dhe Lipjan.

Share :