Më 14 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Neni 6 i KEDNJ”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: E drejta për qasje në gjykatë; Afati i arsyeshëm për trajtimin e çështjes juridike; E drejta për informim; Prezumimi i pafajësisë; Koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes; Zgjedhja e mbrojtësit dhe ndihma ligjore falas; Thirrja dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve; Ndihma falas nga një përkthyes.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatës Themelore, Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, prokurorët dhe bashkëpunëtorët profesional.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
14-11-2018