News and Activities - Archive

14-02-2019

Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale

Më datë 14.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”.

Temat që do të diskutohen janë: a) Kuptimi i dëshmitarit; b) Llojet e dëshmitarëve; c) Dëshmitarët me nevoja të veçanta; d) Marrja në pyetje e dëshmitarëve; e) Procesverbali i veprimeve në procedurën penale; f) Regjistrimi i seancave me inçizim audio; g) Thirrja dhe mosparaqitja e dëshmitarit në seancë; h) Stenografimi me dorë apo me makinë dhe transkriptimi etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI) 2017-2018.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Share :