Më 20-21 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), në bashkëpunim me UNDP, është duke realizuar trajnimin me temë “Moduli 4 – Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Regjistrat e gjykatave dhe prokurorive; Organizimi i rrjedhës së punës dhe zhvillimit të lëndës; Mbledhja e të dhënave statistikore dhe raportimi; Menaxhimi efikas i lëndëve bazuar në metodologjinë CEPEJ; Digjitalizimi i procesit të punës në Gjykata dhe Prokurori.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Ndihmës administratorët, referentët, bashkëpunëtorët professional dhe zyrtarët ligjor.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
21-06-2019