Më 20 Shtator 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është duke realizuar trajnimin me temë “Liria e shprehjes dhe informimit – neni 10 i KEDNJ”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Liria e shprehjes në kontekstin e debatit publik, roli i lirisë së shprehjes dhe informacioni i disponueshëm për publikun, rëndësia e lirisë së shprehjes dhe respekti për pushtetin gjyqësor dhe detyrimet pozitivi të shtetit sipas neni 10 të KEDNJ.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtar dhe prokuror nga niveli themelor.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
20-09-2019