Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, për gjyqtarët e sapoemëruar, gjatë muajit janar janë zhvilluar 22 sesione trajnuese nga modulet trajnuese: Kodi Penal i Republikës së Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale si dhe trajnimi praktik në gjykatat përkatëse.
Nga nën moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, janë realizuar katër (4) sesione trajnuese në të cilat janë trajtuar: Përgjegjësia penale, fazat e kryerjes së veprës penale , nocioni, funksioni dhe sistemi i sanksioneve penale, karakteristikat kryesore të ekzekutimit të sanksioneve penale.
Gjithashtu nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veqantë” u realizuan katër (4) sesione trajnuese ku gjyqtarët u informuan lidhur me; Veprat penale nga kapitulli XXVII si dhe veprat penale nga veprat penale nga kapitulli i XXIX.
Nga nën moduli: “Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë” u realizuan tre (3) sesione trajnuese ku gjyqtarët u informuan: Si negociohet marrëveshja për pranimin e fajësisë, marrëveshja për pranimin e fajësisë në gjykatë dhe negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Nga nën moduli: “Parashkrimi” u realizuan tre (3) sesione trajnuese ku është përfshirë: Mos zbatueshmëria e parashkrimit për veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare dhe vrasjes së rëndë, ndërprerja e parashkrimit dhe parashkrimi absolut i ndjekjes penale dhe i ekzekutimit të dënimit.
Në kuadër të nën modulit; “Veprat penale të korrupsionit dhe kundër detyrës zyrtare” u realizuan dy (2) sesione trajnuese ku gjyqtarët u njoftuan me korrupsionin zyrtarë dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare nga neni 414-420 të KPRK-së, dhe korrupsioni zyrtarë dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare nga neni 421-430 të KPRK-së.
Gjithashtu nga nën moduli: “Administrimi i procedurës penale” janë mbajtur dy (2) sesione trajnuese ndër të cilat janë shtjelluar: Parashtresat, afatet marrja dhe komunikimi i vendimeve dhe dërgimi i shkresave si dhe ekzekutimi i vendimeve dhe dispozitat tjera.
Nga realizimi i sesioneve trajnuese janë realizuar edhe dy (2) sesione trajnuese nga nën moduli: “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë” ku u trajtuan: Thirrja, urdhër arresti dhe premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin, premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin dhe ndalimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor dhe dorëzania.
Në përmbushje të trajnimit teorik në këtë periudhë janë realizuar dy (2) sesione trajnuese nga nën moduli: “Kontrollimi dhe konfiskimi”, me ç ‘rast gjyqtarët u informuan lidhur me: Kontrollimi i banesës dhe personit, kuptimi dhe hapat që duhet ndërmarr, kompetenca për urdhër kontrollë, kontrolli pa urdhër të gjykatës, pranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit dhe sekuestrimi i përkohshëm kuptimi.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 8 ditë të trajnimit praktik në gjykata konform orarit të përcaktuar.
Trajnimin fillestar e kanë vijuar (37) gjyqtarë të sapo emëruar, shtatë (7) prej të cilëve janë të komunitetit serb.
31-01-2020