News and Activities - Archive

30-06-2020

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII)

Gjatë muajit qershor, prokurorët e sapo emëruar kanë vazhduar me realizimin e trajnimit teorik në formë virtuale përmes platformës online Zoom si dhe trajnimi praktik në prokuroritë përkatëse.

Në kuadër të trajnimit teorik janë realizuar sesionet (10) sesione trajnuese nga moduli: Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare dhe Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në kuadër të nën modulit: “Etika profesionale” është vazhduar me realizmin e dy (2) sesioneve trajnuese ndër të cilat prokurorët e sapo emëruar kanë përsosur njohuritë e tyre rreth: Bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellët mes prokurorit dhe policisë për raste të ndjeshme dhe transparencës, komunikimit, besimit dhe respektit të ndërsjellët si dhe pranimin e përvojave të policisë - udhëzimet ligjore nga prokurori.

Nga nën modulit: “Arsyetimi i vendimeve” janë realizuar gjashtë  (6) sesione trajnuese dhe  janë trajtuar: Parimet e shkrimi ligjor, shkrimi ligjor dhe metodologjia e  përdorimit të formulës IRAC, arsyetimi i akteve të prokurorit dhe interpretimi i drejtë i normave ligjore dhe arsyetimi.

Trajnimi teorik për muajin qershor është përmbyllë me nën modulin: “Organizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial”  me ç’rast,  prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar dy (2) sesione trajnuese ku kanë përfituar njohuri të reja rreth: Organizimit të sistemit gjyqësor sipas Ligjit për Gjykatat nga Gjykata Themelore, ajo e Apelit dhe Supremes, baza ligjore e sistemit prokurorial, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe mandati i tij, prokurori i shtetit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prokuroria e Apelit si dhe detyrat, kompetencat dhe vlerësimi i perfomancës së prokurorit të shtetit

Gjatë realizimit të trajnimit teorik, prokurorët e sapo emëruar kanë zhvilluar interaktivitet me trajnuesit duke trajtuar edhe raste nga praktika në punën e tyre në prokurori.

Për këtë periudhë prokurorët e sapo emëruar  kanë realizuar dymbëdhjetë (12) ditë trajnim praktikë në prokurori.

Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 12 prokurorë të sapo emëruar gjenerata e (VIII).

Share :