Vesti i događaji - Arhiva

30-05-2018

Udhëzuesi për politikën ndëshkimore

Me datën 30 maj 2018, në kuadër të trajnimit fillestar, Akademia e Drejtësisë me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, kanë realizuar trajnimin me temë “Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore”.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përmbajtjen e Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore i cili, është hartuar dhe publikuar nga Gjykata Supreme e Kosovës, që kanë të bëjnë me vlerësimin e rrethanave rënduese dhe lehtësuese me rastin e shqiptimit të dënimit.

Gjatë trajnimit u trajtua korniza ligjore vendore dhe ndërkombëtare, e veçanërisht udhëzimet që përmban Udhëzuesi për Politikat Ndëshkimore që kanë të bëjnë me vlerësimin e rrethanave rënduese dhe lehtësuese, mënyra e vlerësimit të këtyre rrethanave, sqarim i tabelës për matjen e dënimit e cila është pjesë e udhëzuesit, përfitimet e përdorimit të udhëzuesit, përshtatshmëria dhe pesha e rrethanave në të cilat është kryer vepra penale, si dhe obligimi për qasje të harmonizuar në matjen e dënimit.

Theks i veçantë në këtë trajnim u vu tek vlerësimi i rrethanave rënduese si; shkalla e pjesëmarrjes së kryesit në veprën penale, shkalla e dashjes, kombinimi i rrethanave lidhur me viktimën, shkalla e dëmit të shkaktuar, recidivizmi etj., ndërsa tek rrethanat lehtësuese u trajtuan kontributi i viktimës, rrethanat personale të kryesit, mosha, pranimit i fajit etj.   

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapoemëruar që janë duke ndjekur trajnimin fillestar.
  

  

       
 

Objavi :