Vesti i događaji - Arhiva

10-05-2018

Masat e diversitetit

Më 10 maj  2018, Akademia e Drejtësisë me mbështetjen e UNICEF-it, në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, ka realizuar trajnimin me temë: “Masat e diversitetit”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve, që përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira, të ngritën kapacitetet profesionale me qëllim të shqiptimit të masave të diversitetit.

Trajnimi  u realizua me qëllim të definimit të kushteve për shqiptim të masave të diversitetit, vlerësimit të masave adekuate për situatat specifike, dhe identifikimit se ndaj kujt dhe për çfarë vepra mund të shqiptohen këto masa.

Gjatë këtij sesioni u trajtua legjislacioni vendor, me theks të veçantë Kodi i Drejtësisë për të Mitur, ku u theksuan mangësitë dhe problemet në zbatimin praktik të masave të diversitetit. 

Në këtë kontekst u diskutua pëlqimi i të miturit për shqiptim të masës së diversitetit, prezenca e të miturit, prindit dhe mbrojtësit në seancë për shqiptim të masës së diversitetit, dhe marrja e aktvendimit për shqiptim e masave të diversitetit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

Objavi :